Aplikacion
“Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. Sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar”.
Vetë-rregullimi i mediave është një tjetër çështje e trajtuar në raport, por edhe debati mbi paketën “anti-shpifje” të iniciuar nga shumica sociale për të cilën Komisioni i Venecias kishte shumë rezerva. KE kërkon vetë-rregullim dhe hapa të kujdesshëm në cdo vendim.
“Hapat për ta bërë plotësisht funksionale autoritetin rregullator audio-viziv duhet të ndërmerren në një mënyrë që siguron pavarësinë dhe legjitimitetin e tij. Pavarësia, standardet profesionale dhe qëndrueshmëria financiare e transmetuesit të shërbimit publik duhet të forcohen.
Pas opinionit të pafavorshëm të Komisionit të Venecias dhe kritikave të gjera mbi projekt -ndryshimet në ligjin për mediat që synojnë rregullimin e mediave online dhe disa aspekte të “shpifjes”, përfaqësuesit e shumicës qeverisëse u angazhuan publikisht për të siguruar që çdo legjislacion i ri për mediat të jetë në përputhje me Rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në konsultim me organizatat e medias. Qeveria e rishqyrtoi çështjen dhe Kuvendi nuk iu kthye çështjes” thuhet në raport.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë