Aplikacion
Në prononcimin e tij për Fax News, Rufani shprehet se djali është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Sipas tij, ka qenë njëri prej policëve që mund të ketë vrarë djalin e tij.
Më tej, Rufan Rama shton se në makinë mund të ketë qenë një person i katërt, i cili mund të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe kanë vendosur që ngjarjen t’ia faturojnë Aldi Ramës. Në deklaratën e tij, si gjithashtu përmend se nuk do ta falë këtë padrejtësi të bërë dhe se nëse drejtësia nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do të merrte vetë masa për të marrë hakun e djalit të tij.
“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore.
Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu.
Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?
Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.
Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës”, deklaroi babai i Aldi Ramës.
Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete