Aplikacion
Si pjesë e hetimeve janë edhe verifikimet për sistemin e aspirimit të saunës.
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç kishin prenotuar prej disa ditësh në hotel për të kaluar disa ditë pushime.
Ata ishin nën shoqërinë e disa miqve përpara se t’i drejtoheshin saunës.
Kanë qenë miqtë ata që kanë nisur kërkimet, pasi nuk po lidheshin më që prej darkës dhe trupat e tyre u gjetën të pajetë rreth orës 22:20. /Zoom.al