Aplikacion
Sipas banorëve, projekti i lotit të Unazës prek 700 shtëpi banimi me mbi 1 mijë familje. Banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nga nesër, nëse qeveria nuk ulet në bisedime për të zgjidhur çështjet e strehimit të mbi 1000 familjeve që mbeten pa strehë.
Sipas banorëve një pjesë e objekteve kanë certifikatë pronësie ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë.
Historia përsëritet nga para pas protestave në Astir që zgjatën dy vite dhe ku edhe sot kanë me qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.