zoom

Aktualitet

Familja e kërkonte prej 5 ditësh! Trupi i pajetë i gjetur në Vlorë është i mësueses Nadire Nelaj

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës është i të ndjerës Nadire Nelaj. 72-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Fillimisht u raportua për një trup të gjinisë mashkullore, por më vonë policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

E moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës, ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën. Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet se si ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

Postime të lidhura