zoom

Aktualitet

Vlorë, peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në det

Një person, që paraprakisht dyshohet se është grua u gjet e mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e molit të Petroliferës në Vlorë.

Rasti është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Trupi i pajetë, i dekompozuar ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur. Dyshohet se viktima është rreth moshës 50-vjeçare.

Mjekësia ligjore ka nisur procedurat në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë.