zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, dy persona plagosen rëndë (EMRAT)

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Raportohet se rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me thika me njeri-tjetrin shtetasit Kujtim Saliaj 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha- 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë e sherrit të dy këta persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Vlorës.