Aplikacion
Por së fundmi është kërkuar që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë të shtyhet për një datë tjetër. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të pamundësisë fizike për pjesëmarrje nga kryetarja e Autoritet të Konkurrencës, Juliana Latifi. Kjo e fundit raportohet se është infektuar me koronavirus dhe e duhet të karantinohet.
Kujtojmë se ishte Nënkryetarja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Sorina Koti e cila deklaroi se PD në mbledhjen e fundit të komisionit kërkoi praninë e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për çmimin e bukës dhe të miellit.
Në një deklaratë për mediet Kote u shpreh se “duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurrencës, pasi, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit”.
Kujtojmë se Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të alkooleve dhe xhel dezinfektues, në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të termometrave.
Në përfundim të hetimit, është arritur në përfundimin se përgjithësisht ndërmarrjet që veprojnë në këto tregje kanë zbatuar masat e përkohshme të ndërmarra nga Autoriteti i Konkurrencës, të paktën pasi u gjobitën njëherë për moszbatimin e tyre vjeshtën e kaluar. Ndaj disa prej ndërmarrjeve që veprojnë në këto tregje janë vendosur detyrimet që parashikon neni 4 i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.