Aplikacion
Kujtojmë se me datë 24 shtator GJKKO riktheu për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kërkesën e prokurorisë dhe familjes Durda për gjykimin e të pandehuri Fatmir Mediu, ndërsa sot ky vendim është publikuar i plotë.
Në vendimin e siguruar thuhet se arsyeja kryesore e prishjes së vendimit, është se afatet e parashkrimit janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.
Më tej thuhet se pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit.
“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Vendimi që rikthen Gërdecin, u shpall nga gjyqtarja e Posaçme e Apelit, Saida Dollani e cila i lë dorë të lirë SPAK që megjithëse kërkoi gjykim të Fatmir Mediut ka dy mundësi, ose të vazhdojë më tej hetimet në rast se provat janë të paplota, ose ta dorëzojë të pandehur ish-zyrtarin e lartë me të njëjtat gjetje të vitit 2009.
Këto zgjidhje sipas nenit 329 të kodit të procedurës penale, mund të çojnë automatikisht në thellimin e hetimeve përtej ish ministrit të mbrojtjes, ose dorëzimin e tij Gjykatës Antikorrupsion.
Nga zonat e mbrojtura te vota e diasporës: Nismat kryesore ligjore gjatë vitit 2024