Aplikacion
Sipas tij, fakti që kreu demokrat guxoi duke përjashtuar liderin historik të PD-së, tregon se mund ta bëjë të njëjtën gjë me këdo tjetër:
“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap“, shprehet deputeti demokrat.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i komunikoi sot shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës si dh paralajmëroi për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Noka ka mbështetur ish-liderin demokrat, Sali Berisha në takimet e tij me simpatizantët. Pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentrar, Berisha ka nisur “Foltore-n”, siç e quan ai, ku në bashkëbisedim me demokratët kërkon largimin e Bashës, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm të tij.