Aplikacion
“Bursa që citohej në gara ka lëvizur. Ne jemi thjesht pjesëmarrës në një ekonomi globale. S’jemi anëtarët e OPEC që të vendosim çmimin e naftës. Aq sa e njoh unë Edin, aq sa e njohim të gjithë, më mirë një të vërtetë të shëmtuar, se sa një gënjeshtër. Edhe ne duhet të përgatitemi si bashki, për mënyrën se si ngrohen çerdhet dhe kopshtet psh. Kryeministri bëri gjënë e shtrenjtë, duhet të mendojmë për zgjedhje afatgjate.
Nëse qeveria do të mbrojë çmimin e energjisë për familjet, për 5-6 muaj, ose më pak, mos ndoshta mund të ndodh dhe në Tiranë që të aplikohet dhe makina elektrike. Mos është momenti të ndryshojmë çmimin e jetës?! Ky do të jetë një moment reflektimi, jo për të bërë vetëm subvencione. Këta që reagojnë prisja që të merrnin një qese dhe të ndihmonin kur ishte pandemia. Në disa raste kam shkuar vetë në fshatra të thella kur ishte tërmeti, dhe kam çuar ushqime. Duke sharë dhe llomotitur nuk nxjerr gjë. Kushdo që të japë një dorë të japë emrin e tij si vullnetar. E kam gjetur bashkinë e Tiranës pa asnjë mensë. Njeri pa bukë në këtë qytet nuk e mbyll ditën. Kur nuk po lëmë jabanxhinjtë që të vuajnë, s’do lëmë njeri në Tiranë që të vuaj. Ndaj mos bëni cinikun, por ndihmoni.”, tha Veliaj.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë