Aplikacion
Fëmija kishte marrë nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë. Thika me të cilën ishte kryer krimi u gjet në çantën e gruas 44-vjeçare e cila e kishte hedhur bluzën e tij të mbuluar nga gjaku dhe xhupin e saj në një ndërtesë aty pranë.
Sipas autoriteteve, nëna 44-vjeçare Catalin Erzebet Bradaks e cila dikur kishte qenë aktore në filmat pornografikë, kishte për qëllim të hakmerrej ndaj babait të fëmijës me të cilin ishte divorcuar kohët e fundit. Çifti ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë e fëmijës.
Babai, i cili jeton në Hungari, njoftoi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij të vdekur përmes WhatsApp. Autoritetet thonë se nëna e foshnjës e dërgoi foton pak para se të nisej drejt supermaketit.