Aplikacion
Ky fakt është zbuluar nga dëshmitë e një çifti bashkëshortësh në të njëjtin kat pallati.
Referuar dëshmisë së tyre, mësohet se sherri mes dy të rinjve kishte nisur rreth orës 17:30 minuta. Fqinjët kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se kishin dëgjuar britmat e një femre, që në pamje të parë u ishin dukur si britma fëmije, për shkak të zërit të hollë.
“Për një moment”,- kanë pohuara ata “në banesën nga vinin zërat ra një qetësi dhe pas 50 minutash dëgjuan sërish britmat më mbytëse të një femre e cila po zbriste shkallët”.
Fqinjët kanë deklaruar më tej se në syrin magjik, kishin vërejtur se një djalë po zbriste shkallët dhe pak sekonda më tej u vërejt sërish duke i ngjitur i qetë dhe i heshtur. “Kur zbritëm për të pirë kafe, pamë se në lulishten e pallatit, i njëjti djalë ndodhej i pajetë poshtë pallatit”, kanë rrëfyer më tej ata.
Në pyetje policia ka marrë edhe pronarin e banesës që çifti kishte marrë me qira. Përpos deklarimit se tek dy të rinjtë nuk kihte vënë re asgjë të dyshimtë, por ishin treguar të qetë, ai ka pohuar se deri në hyrjen e pallatit i shoqëronte një grua, për të cilën kishte menduar se ishte nëna e djalit.
Ndërkohë, dëshmitë e familjarëve të 26-vjeçarit Klinton Pira nuk janë marrë ende nga policia për shkak të gjendjes së tyre të rënduar psikologjike.
Nga sot! Kjo shenjë Horoskopi pëson ndryshime pozitive në jetë, në financa dhe vetëbesim