zoom

Aktualitet

Vrau ganezen dhe veten/ Flet kushëriri i 26-vjeçarit që transportoi çiftin nga Rinasi në Tiranë

Udhëtimi i së shtunës nga Franca në Shqipëri i ganezes 31-vjeçare për të takuar të dashurin shqiptar ka rezultuar fatal, duke sjellë një krim të dyfishtë në Tiranë.

I riu nga Dibra, 26- vjeçari Klinton Pira, familja e të cilit prej kohësh jetonte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, gjatë 3 viteve të fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli. Çifti shqiptaro-ganez kishte nisur historinë e dashurisë nga një njohje në internet.

I riu ishte deportuar në Tiranë, ndërsa 31- vjeçarja Jawsackie Jaboah vendosi të udhëtojë në Shqipëri, për të sqaruar konfliktet e vazhdueshme.

Kushëriri i 26- vjeçarit ka deklaruar në Polici se kur çifti ka qenë në makinën e tij nga Aeroporti i Rinasit deri në Tiranë dhe gjatë kohës që po udhëtonin bashkë nuk kanë debatuar në asnjë moment, përkundrazi, kanë qenë shumë të afërt e të dashur me njëri-tjetrin.