Aplikacion
Numri i përgjithshëm i policëve të plagosur është dhjetë, tre prej tyre janë akoma të shtruar në spital për shkak të frakturave të marra. Një total prej gjashtëmbëdhjetë arrestimesh u bënë nga policia gjatë protestave të djeshme , ndërsa 11 persona të tjerë u arrestuan , por u lanë të lirë. Sulmuesit kishin marrë pjesë më herët në një tubim për të protestuar kundër dhunës së policisë, pas pamjeve virale që u shfaqën të Dielën duke treguar që oficerët sulmonin një burrë në Nea Smyrni.
Disa makina të parkuara u dëmtuan në përleshjet e së martës ndërsa pamjet e postuara në mediat sociale treguan zjarre të mëdha në të gjithë vendin. Më herët, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi partinë kryesore opozitare SYRIZA për shkeljen e masave kufizuese duke bërë thirrje për protesta, mes tensioneve të rritura që nga incidenti i së Dielës.
“Thirrja zyrtare e SYRIZA për pjesëmarrje në tubimet e qytetarëve në mes të pandemisë është një akt i papërgjegjësisë së madhe,” tha Mitsotakis. Duke theksuar se është një ofendim për punonjësit e kujdesit shëndetësor që luftojnë ditë e natë.
Nga ana e saj, SYRIZA u përgjigj se Kryeministri ishte në një gjendje “paniku për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij”.
Ndërkohë, konfrontimi midis qeverisë dhe SYRIZA mbi çështjen e dhunës policore do të diskutohet në Parlament të Premten, ku Mitsotakis do t’i përgjigjet një pyetjeve të opozitës.
I kërkoi sanksione FIFA-s, Izraeli kërcënon presidentin e Federatës së Palestinës: Do të arrestojmë