zoom

Politikë

“Më raftë pika sa i voçkël je, pi pak qumësht”/ Salianji i kundërpërgjigjet Kokalarit: Nuk merrem me…

Replikat mes dy demokratëve duket se nuk do të ndalen. Pas ironizimit të deputetit Ervin Salianji duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike Evi Kokalarin, dje reagoi edhe kjo e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari thumboi Salianjin, teksa i tha se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruajti ajo.

Ndërsa kundërpërgjigjen nga Salianji e mori sot. I ftuar në Breaking në Top News, Salianji tha se nuk i përgjigjet njerëzve që marrin mikrofonin për të folur, se sipas tij janë persona që kanë mllef ndaj kujtdo.

“Unë nuk i përgjigjem qytetarëve që marrin mikrofonin në këto takime, edhe në komente kur shkruajnë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, që boshësia e tyre bëjnë që të kenë mllef me çdo personazh. Edhe ajo ashtu është,” tha Salianji.