zoom

Aktualitet

Kavajë/ Bie nga lartësia, ndërron jetë elektricisti

Një elektricist ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Kavajë. Viktima është me inicialet S. Q. 62 vjeç.

Sipas njoftimit paraprak ai ishte duke punuar në një ndërtesë në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Rreth orës 16:15, 62-vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Postime të lidhura