zoom

Të gjitha

Britney është e lirë! Këngëtarja shpërthen në lot, babi i saj pezullohet nga kujdestaria

Këngëtarja e famshme, Britney Spears ka shpërthyer në lot kur ka mësuar se babai i saj, Jamie Spears  është pezulluar nga kujdestaria ndaj saj. Për 13 vite me radhë, ajo ka qenë nën kujdestarinë e të atit, por tashmë është e lirë.

“Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit”, u shpreh një burim për “Page Six”, duke shtuar: “Ajo kishte filluar të mendonte se nuk do të vinte kurrë dita kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund kjo gjë ndodhi”.

Sipas të njëjtit burim, Britney është në “shok dhe pa fjalë” dhe “po kërcen nga gëzimi”. “Ajo nuk ka përjetuar gëzim më të madh se ky për 13 vjet”, ka shtuar ai.

Mediat e huaja shkruajnë se gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Angeles-it, Brenda Penny, pranoi se ishte në “interesin më të mirë” të Britney-t që të pezullojë 69-vjeçarin nga kujdestaria, të cilën e mori në vitin 2008.

Kujtojmë se ky vendim erdhi pasi avokati i këngëtares 39-vjeçare, Mathew Rosengart, ngriti padi ndaj gjykatës që të pezullojë “menjëherë” Jamie nga roli si kujdestar deri të mërkurën, duke argumentuar se përfshirja e vazhdueshme e tij e bëri jetën e Britney një “makth” të vërtet.

Menjëherë pas lajmit të pezullimit të Jamie, i fejuari i Britney-t, Sam Asghari uroi fansat e këngëtares në “Instagram” për çlirimin nga kujdestaria: “Britney e lirë!”.