zoom

Aktualitet

E qëlloi në sy të fëmijëve! Arrestohet “polici” që tentoi të vrasë Edison Begajn në Vlorë (EMRI)

Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin Mitri Prifti, i cili i bëri atentat në derë të shtëpisë Edison Begajt. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë

Policia njoftoi se për 36-vjeçarin kishte një vendim Gjykate, e cila kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Mitri Prifti, banues në, Tiranë i veshur si polic, e qëlloi me 4 plumba Begajn dhe e më pas u largua. E gjithë ngjarja u bë në sy të fëmijëve të vegjël të Begajt. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, aty u qëndroi për disa ditë, derisa doli jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta. /Zoom.al

Postime të lidhura