zoom

Aktualitet

“S’ka patur sëmundje”! Mësuesja humbi jetën në spitalin e Pogradecit, flet bashkëshorti: Sa bëri gjilpërën…

Bashkëshorti i Anila Bazellit, mësueses 46-vjeçare që ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta në spitalin e Pogradecit ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen.

Ai është shprehur se e shoqja nuk kishte probleme të theksuara me shëndetin, por vuante vetëm nga astma për të cilën kishte marrë edhe mjekim. Sipas tij, pak sekonda pasi infermierët i kanë bërë gjilpërë ajo ka ndërruar jetë.

“Po di që zonja ime ishte me shëndet mirë. Të akuzoj apo jo, mund të jenë organet ligjzbatuese që do marrim vendim . Di që zonja ime ka ikur nga mjekimi i pakujdesshëm. Erdhi me këmbët e saj me tension norma. Ju bë gjilpëra ajo mbaroi direkt për disa sekonda. Nuk ka pasur sëmundje. Pak problem me astmë. Ka pasur mjekim”, shprehet ai.

Anila Bazelli u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00, pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Trupi i 46-vjeçares është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Postime të lidhura