Aplikacion
Një punonjës policie është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ishull-Lezhës, në afërsi të Hotelit të Gjuetisë.
Zoom.al mëson se viktima është Saimir Hoxha, inspektor i krimeve në Drejtorinë e Policisë së Lezhës.
Ai është qëlluar teksa po patrullonte së bashku me disa efektivë të tjerë.
Mësohet se Hoxha, një efektiv me eksperiencë në polici, ishte pjesë e një grupi të ngritur për të monitoruar zonën kundër kultivimit të kanabisit.
Dyshohet se pikërisht angazhimi i tij në luftën kundër kanabisit të jetë edhe shkak i vrasjes. Burime të policisë së Lezhës thanë për Zoom.al se kanë të dhëna që autori të mos jetë larguar nga zona. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA. /Zoom.al
Opozita bllokon rrugët në Tiranë/ Ja pikat ku ndalohet qarkullimi për shkak të protestës