zoom

Aktualitet

Vidhte ID-të e pacientëve dhe i përdorte për të marrë kredi/ Kush është infermierja që u arrestua në Tiranë

Një infermiere në Tiranë, e cila u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital dhe i përdorte për të marrë kredi në emër të tyre ka rënë në prangat e policisë.

Për këtë zhvillim, policia ka arrestuar shtetaset Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe dhe Orjada Hoxha, 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi A. H. Policia njofton më tej, se 39-vjeçarja Bardhollari, vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe ato ia dorëzonte shtetases Hoxha, e cila punonte shitëse në kompaninë e elektroshtëpiakeve, GoTech.

Ajo më pas, përdorte këto identitete për të marrë kredi. Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Postime të lidhura