Aplikacion
“Serbia dëshiron paqe në Kosovë, por xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiç”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe.
“Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, u shpreh ministri.
Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Europian për të dyja palët që t’i ulin tensionet, Vulin tha se Marrëveshja e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është shkelur në mënyrë flagrante dhe pyeti nëse fjala e BE-së ka ndonjë peshë dhe nëse vlen për ndonjë gjë.
“Ku është fjala e BE-së? BE-ja vlen sa nënshkrimi i saj. Ku është Asociacioni i komunave serbe? Ne kemi pritur nëntë vjet që ata ta respektojnë firmen e tyre”, ishte komenti i tij.
Dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, Jarinja dhe Bërnjaku, prej pese ditësh tashmë janë të bllokuara nga serbët e Kosovës, për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare që të gjitha makinat me targa serbe, të pajisen me targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë.