zoom

Politikë

Ambasadorja e SHBA-së i shkon sot në zyrë Lulzim Bashës! Takimi i parë pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të premte do të takohet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit Philip Reeker më 30 qershor, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës. Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.