Aplikacion
Kadastra e Vlorës, që ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
Qytetarët e irrituar që presin prej vitesh të marrin pronësinë nga Kadastra e Vlorës janë të shumtë, ndërsa ditën e sotme një grua thërret me të madhe se është institucioni më i korruptuar në Shqipëri.
Ajo tregon se ka 30 vite që endet dyerve të hipotekës për ndarjen e pasurisë mes 5 motrave dhe vëllait.
“Janë mykur, është mykur drejtësia në Shqipëri, hajde tani të dalin punonjësit, ky është institucioni më i korruptuar në këtë vend. Dosjet tona 30 vjet, ku janë! 30 vjet pjesëtim pasurie 5 motra me vëllanë e vet, do testament ajo, kështu ky është institucioni më i degjeneruar në gjithë Shqipërinë, kështu funksionon hipoteka”, tha gruaja për Top Channel.
“Se kërkoj të drejtim time këtu më sjellin policinë, policinë, policinë, kush është policia, a nuk kam unë të drejtën si qytetare?!”
“Që nga 95 deri në 2021, bjer dokumente fallto Vojushe dhe Dhimitër Mici edhe ata i quajnë të mirëqena. Kam të drejtat e mija si qytetare evropiane. Kam 30 vjet, Artan Lamja thotë qytetarë do vini të pajisen me certifikata pronësie, firmat e ndërtimit, ata që mbushin xhepat, ne që jemi pronarë nuk marrim asnjë informacion”, shtoi ajo.
Durrësi dhe jugu në “black out” energjetik, OST tregon çfarë ka ndodhur dhe kur do rikthehen dritat