Aplikacion
Avokati i Bashës në një deklaratë për mediat pak më parë, deklaroi se seanca e sotme është shtyrë pasi avokatët e kryebashkiakut Veliaj nuk ndodhen në Shqipëri; një prej tyre është i sëmurë dhe tjetri jashtë vendit.
“I akuzuari (Erion Veliaj) ka marrë dijeni për procesin, avokatët kanë dorëzuar kërkesë dhe pretendojnë se janë sëmurë. Njëri ndodhet jashtë Shqipërisë. Veliaj ka marrë dijeni dhe nuk ka pranuar të jetë në seancë”, tha ai.
Tashmë procesi ka kaluar në gjyq dhe ka qenë e pranishme dhe prokurorja e posacme Manjola Kajana. Avokatët kërkuan shtyrjen e seancës.