Aplikacion
Teksa vendi po kërkon një kancelar të ri për të zëvendësuar Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, SPD-ja, me 26 për qind të votave, ka konsoliduar udhëheqjen e saj ndaj aleancës konservatore CDU-CSU.
Ministri aktual i Financave, njëkohësisht zëvendës kancelar, Olaf Scholz, ka 31 për qind të votave në sondazhe.
Sipas anketave, koalicioni CDU-CSU i udhëhequr nga Merkel do të merrte 21 për qind të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa kandidati i tij Armin Laschet do të merrte 12 për qind, më poshtë se kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, me 15 për qind.
Partia Demokracia e Lirë ka regjistruar ndërkohë 12 për qind të votave, e ndjekur nga subjekti i ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, me 11 për qind dhe partinë e Majta, me 6 për qind.
Koalicioni CDU-CSU po diskuton nëse partia duhet të marrë në konsideratë refuzimin për të formuar një kabinet nëse dështon të ruajë pozitën e tij si subjekti më i madh politik.
Ndërsa Social Demokratët po shohin drejt formimit të një qeverie në rast fitoreje. Kandidati i tyre, Olaf Scholz deklaroi të dielën se masa e parë që do të marrë qeveria e tij do të jetë siguria sociale.
Ndërsa kandidatja e të Gjelbërve, Baerbock tha se qeveria e ardhshme duhet të miratojë politika për të frenuar ndryshimet e klimës.
“Do të prehet në Durrës” – Familja e Alma Arrazit merr trupin e saj. Çfarë zbuloi autopsia