zoom

Bota

OKB zgjat me gjashtë muaj misionin në Afganistan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar votoi unanimisht për të zgjatur edhe me gjashtë muaj misionin në Afganistan.

Unanimisht u votua edhe një rezolutë e cila nënvizon se sundimtarët e rinj talebanë duhet të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse që të ketë “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave “dhe mbështet të drejtat e njeriut

Komisioneri i Lartë i OKB -së për Refugjatët Filippo Grandi i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë  që të mos shkohet drejt dështimit të shtetit në Afganistan, duke paralajmëruar se një kolaps i tillë mund të shkaktojë një krizë refugjatësh.

“Një rënie e shtetit të Afganistanit, shembja e shërbimeve publike për shembull, si shëndetësia ose arsimi-nëse shteti pushon së funksionuari, kjo do të provokojë një krizë që është shumë më e madhe se kriza humanitare”, tha ai. 

Talebanët kanë premtuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe një formë më të moderuar të sundimit islamik sesa gjatë sundimit të tyre të mëparshëm.

Por shumë afganë, veçanërisht gratë, janë thellësisht skeptikë dhe kanë frikë se të drejtat  fituara gjatë dy dekadave të fundit do të hidhen poshtë.

Që nga ardhja e talebanëve në pushtet muajin e kaluar dhe largimi i forcave të fundit amerikane pas 20 vitesh, në Kabula ka patur protesta nga gratë dhe mbështetësit e tyre të cillët kërkojnë të drejta të barabarta.