Aplikacion
Nga ana tjetër, Luana e ripostoi këtë foto duke shprehur gjithë lumturinë e saj.
“Tatuazh i vërtetë”, shkroi moderatorja krahas fotos ku dukej portreti i saj gdhendur në krahun e fansit.
Përsa i përket jetës së saj profesionale, në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes moderatorja ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.
Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku të gjithëve iu duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.
“Në cilin televizion do e shohim Luanën?”, u shpreh Luana.
Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.
Burime për “Gazeta Express” kanë bërë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet