Aplikacion
Në një prononcim për mediat nga selia blu kryeopozitari u pyet nga gazetarët se cili ishte qëndrimi i tij pas deklaratës së Berishës se Basha nuk e sillte dot Partinë Demokratike në pushtet. Ky i fundit u tregua mjaft i prerë dhe tha se aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm, duke nënvizuar se nuk ka kthim pas.
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!”, tha ai.