zoom

Politikë

Berisha ‘non-grata’, Bardhi: Jemi takuar me përfaqësues amerikanë, demokratët janë informuar

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka deklaruar se ai dhe demokratë të tjerë kanë qenë pjesë e një takimi me përfaqësues amerikanë në Shqipëri.

I ftuar në “Open”, i vënë përballë intervistës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Bardhi tha se demokratët kanë marrë pjesë në këtë takim, për tu informuar në lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Berisha.

“Është e vërtetë, demokratët janë ftuar në një takim nga përfaqësues të amerikanëve në Shqipëri. Ka qenë një takim me ftesë të tyre me qëllim informimin. Edhe unë vetë kam marrë pjesë. Sigurisht që ka pasur transparëncë, ndoshta jo për publikun sepse kështu janë rregullat e tye, por pala e prekur sigurisht që ka qenë në dijeni,”- tha Bardhi.