zoom

Slider

Kosova në luftë me Covid-19/ Si janë shifrat në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste vdekjeje.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe moshat e 14 të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga kjo shifër, 8 viktima janë meshkuj dhe 6 femra. 4 viktima janë të moshës 80 vjeç, 7 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare dhe 3 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç.