zoom

Bota

Shpërthejnë protestat kundër Bitcoin në Salvador, mijëra vetë në rrugë

Mijëra protestues të zemëruar kanë pushtuar rrugët e Salvadorit pas prezantimit të Bitcoin si monedhë zyrtare. Presidenti Nayib Bukele mendon se kripto-monedha do të ndihmojë salvadorianët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për të dërguar para më lehtë.

Por demonstruesit tremben se ky vendim i ri do të sjellë destabilitet dhe inflacion në shtetin e varfër të Amerikës Latine. Disa prej tyre i vendosën zjarrin një makinerie të Bitcoin, ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Bukele Diktator”.

Salvadori është vendi i parë që përdor Bitcoin si monedhë zyrtare, bashkë me dollarin amerikan. Vendimi u zyrtarizua javën e shkuar nga Bukelele, ndërsa bota po e sheh me vëmendje këtë eksperiment. /Zoom.al