zoom

Politikë

“Ku ta dija unë i gjori…”/ U tha se qëlloi Bashën me shuplakë, Flamur Noka thumbon me vargje

Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie të Kiço Spirit “Ku ta dija unë i mjeri”, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

“Mora pushkën dola n’mal, Të luftoja për atdhe.., Ku ta dija unë i gjori.., Se armiku ishim …Ne……”, janë vargjet e publikuara nga Noka.

Kujtojmë se pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja në media u raportua se Flamur Noka kishte qëlluar me shuplakë Bashën, por që më pas vetë ai e mohoi një gjë të tillë.