zoom

Aktualitet

Ngjarja e Astirit/ Ashensori i këputur kishte kohë pa u kolauduar

Një ngjarje e rëndë, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në mesnatë në një pallat në kryeqytet.

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit u shkëput gjatë natës dhe si pasojë dy gra u lënduan.

Burime nga policia bëjnë me dije se në ashensor kanë qenë 5 persona, por vetëm dy prej tyre patën lëndime , njëra prej të cilëve ishte një grua shtatzënë.

Policia tashmë ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, pasi ka dyshime se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.