Aplikacion
Një ashensor në të cilin ndodheshin 5 persona ka rënë dhe për pasojë janë plagosur qytetarët në fjalë, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.