zoom

Politikë

Për herë të parë në histori! Ku u ul Sali Berisha në Kuvend

Për herë të parë në historinë e parlamentit, Sali Berisha nuk ka qenë i ulur në radhët e para të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha “për të ngrirë” Berishën, derisa të zgjidhë përplasjet me SHBA-të ka bërë që ish-lideri i PD-së të ulet në vendet e fundit të sallës së Parlamentit.

Ai ka qenë një rresht përpara Fatmir Mediut, kryetar i PR-së, Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit.