Aplikacion
Një çantë e braktisur në rrugë ka lindur dyshime për një lëndë shpërthyese të mundshme.
Teksa pritet ndërhyrja e Njësisë Antieksploziv për të vlerësuar situatën, çanta në fjalë ndodhet përballë ambasadës Iraniane dhe pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, saktësisht në rrugën Mustafa Matohiti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.
Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.
Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.
Arrestimi i Veliajt, Rama: Dorëheqjen time, harrojeni! Ka dy rrugë për t’u larguar unë nga politika