zoom

Aktualitet

Vodhi ilaçe se kishte borxhe! Si infermieri korçar ankohej në Facebook për rrogën e ulët

Nikolin Ciko, infermier në Spitalin e Korçës ra në prangat e policisë për vjedhje të ilaçeve antiCovid-19 dhe të sëmundjeve tumoriale.

Teksa pranoi gjithçka përballë uniformave blu, Ciko u përpoq të juatifikohej duke thënë se kreditë dhe boxhet e marra e kishin shtyrë të kryente atë veprim.

Muaj më parë, përmes një postimi në Facebook, Nikolini ankohej për rrogën e ulët të infermierit:

“I ofrova shërbim për 6 dite dhe le të dalë të thotë se sa ishte pagesa ime ? Vetem 4000 lekë të reja. Ju që shani dhe mallkoni tregoni pak qytetari dhe bëni durim se pas kësaj e kam radhën unë për ta çuar më tej”, shkruante infermieri korçar, teksa statusi të lë të kuptosh se nuk është hera e parë që ky person ka patur probleme të kësaj natyre.

Personi në fjalë ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.