zoom

Bota

Covid-19, OBSH ngre alarmin: Kemi rritje të madhe të rasteve në Ballkan

Shkalla e lartë e transmetimit të Covid-19 në të gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit.

Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, situata epidemiologjike në 53 vende të Europës ka një rritje me më shumë se 10% të rasteve.

“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh. Javën e kaluar, pati një rritje prej 11 për qind të numrit të vdekjeve në rajon, një parashikim i besueshëm pret që 236 000 vdekje në Evropë, deri më 1 dhjetor”, u tha gazetarëve Hans Kluge.

Kluge tha se disa vende kanë filluar të vërejnë një numër të madh të shtrimeve në spitale dhe se një rritje veçanërisht e madhe e rasteve po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.

SHBA kryeson botën me një total prej 38.8 milionë raste dhe 637 539 vdekje. Mesatarja ditore e rasteve të reja gjatë shtatë ditëve të fundit u rrit në 156 886 që nga e diela, me 20% nga dy javë më parë, sipas një gjurmuesi të Neë York Times.

Mesatarja ditore për vdekjet u rrit në 1296 deri në 96% në dy javë, duke u prirur mbi 1000 për herë të parë që nga marsi, tregon gjurmuesi. Mesatarja ditore për shtrimet në spital u rrit në 100 319, duke u rritur 24% nga dy javë më parë.