zoom

Aktualitet

Riaktivizohen flakët në Gjirokastër

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë fushën e fshatit Shtëpëz.

Me të marrë sinjalizimin, zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Kujtojmë se në fillim të muajisht gusht një çift bashkëshortësh ndërruan jetë prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Andrea Haxhiaj vdiq në datën 3 gusht pasi flakët i përfshinë shtëpinë, ndërsa 8 ditë më pas ndërroi jetë dhe gruaja e tij, Tatiana Haxhiaj.