zoom

Bota

Gjykata Evropiane hedh poshtë ankesën e zjarrfikësve francezë për vaksinim të detyrueshëm

Një Gjykatë Evropiane ka hedhur poshtë një ankesë të zjarrfikësve francezë, të cilët janë kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19.

Më shumë se 670 zjarrfikës profesionistë dhe vullnetarë u ankuan për vaksinat e detyrueshme dhe thanë se kjo masë shkel privatësinë.

Por, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka refuzuar kërkesën e tyre dhe tha se ankesa ka dalë jashtë fushëveprimit të tyre.

Sindikata “SUD SDIS” që depozitoi ankesën e ka përshkruar vendimin si një “zhgënjim ekstrem”.

Remy Chabbouh, sekretar kombëtar i sindikatës tha se ata do të vazhdojnë përpjeket që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Gjithashtu Chabbouh shprehu frikën se një pjesë e madhe e kolegëve të tij do të radikalizohen për shkak të kërkesave të detyrueshme të vaksinimit.

Në fillim të këtij muaji, Franca i bëri vaksinat të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët nga nëntori do të përballen me pezullimin e kontratës së tyre pa pagesë, nëse refuzojnë vaksinimin.