zoom

Aktualitet

Po punonte për ta pastruar, 65-vjeçari bie brenda në pus në Kamëz dhe ndërron jetë

Një 65-vjeçar me iniciale Q.H. ka rënë brenda një pusi në Kamëz dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia njofton se 65-vjeçari ka qenë duke punuar për ta pastruar pusin në banesën e Q. M. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e saj.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Zjarrfikesit Kamez Pas thirrjes për ndihmë në një ngjarje të rëndë ku një person kishte rënë në pus, dolën menjëherë në veprim ku pavarësisht rrezikut që ju kanosej nga gazrat e tokës thellësia si dhe dimensioni tepër i ngushtë i pusit ,zjarrfikësitkamëz pas një pune të lodhshme dhe të mundimshme bënë të mundur nxjerrjen e trupit.