zoom

Bota

Sa u ngrit nga aeroporti i Kabulit/ Talebanët hapin zjarr drejt avionit italian

Një avion i Forcave Ajrore Italiane C-130J Super Hercules i përdorur si pjesë e një operacioni evakuimi në Afganistan u vu nën shënjestër menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Hamid Karzai i Kabulit.

Sipas një reporteri të Sky TG24 piloti u detyrua të manovrojë për të shmangur të shtënat, duke rezultuar në momente paniku brenda.

Burimet ushtarake konfirmuan suëmin kundër avionit, sipas Sky, i cili ka 98 civilë afganë brenda.

Të shtënat vijnë disa orë pasi Londra shprehu shqetësimin për mundësinë e një “sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit në orët e ardhshme”. Talibanët pretenduan se ishin ata që e kishin ndarë informacionin me vendet perëndimore.