zoom

Aktualitet

Trafik droge në këmbë, 3 shqiptarë kapen me 45 kg kanabis në kufirin grek

Rreth 45 kg kanabis i dalë nga Shqipëria është sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tre shqiptarë, ndërsa operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar nga policia në Kostur.

Raportohet se ata e kishin kaluar kufirin në këmbë, ndërsa drogën e kishin ndarë në tre çanta.

Në total u sekuestruan: 41 pako me drogë me peshë 44 kg e 700 gr, 350 euro, 24200 lekë shqiptare, 4 celularë dhe 4 karta sim.

Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës dy 27 vjeç dhe një 26.