Aplikacion
Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.