Aplikacion
Sipas informacionit zyrtar, për të dyja vendet është i detyrueshëm të plotësohet e printohet formulary PFL 24 orë para udhëtimit ose nuk ikën dot.
Për të shkuar në Itali duhet një test PCR 72 orë para nisjes ose test antigjenik 48 orët e fundit për të gjithë pasagjerët qoftë të vaksinuar apo pavaksinuar.
Ndërkohë për në Greqi pasagjerët duhet të kenë test ose dëshmi që personi e ka kaluar COVID-19 si dhe certifikatë vaksinimi.
NJOFTIMI NGA TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë?? dhe Greqisë??, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
?Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
?Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
?Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
??? Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
??? Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
Test COVID, ose
Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
çertifikata e vaksininimit
?Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport