Aplikacion
Kështu mësimi do të nisë më 27 shtator, ndërkohë që nga data 1 dhe deri në nisjen e vitit shkollor, shkollat do të jenë të hapura, pasi do të zhvillohet mësimi plotësues.
Ajo çka të shtyn të pyesësh është se përse në sajë të luftës ndaj pandemisë dhe në vijim të masave antiCovid-19 sakrifikohet çelja e procesit të dijenxënies, në një kohë ku jo më larg se në Korçë, Festa e Birrës po zhvillohet normalisht si në një vit jopandemik.
Të frenosh vajtjen në shkollë, ku nxënësit dhe situata mund të mbahet konsiderueshëm nën kontroll me rregulla strikte dhe t’i hapësh udhë një organizimi festiv me qindra mijëra njerëz, ku nën efektin e muzikës dhe alkoolit, shkelet çdo rregull sigurie, kjo është vërtet paradoksale.
Me një grumbullim të tillë si festa e birrës, nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve pas dy apo tre javësh të jetë disa herë më i lartë. /Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë