Aplikacion
Por, në një reagim përmes avokatit të tyre Tonin Prendi, ata mohojnë të gjitha akuzat. Madje Marku dhe Deda thonë se emrat e tyre janë përdorur për qëllime kriminale nga persona që janë nën hetim nga SPAK.
Dy të lartpërmendurit ishin në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të drogës”, ndërsa burimet bëjnë me dije se Prokuroria Speciale ka dërguar në zyrat e Interpol në dy shtetet respektive “letrat” për ekstradimin e tyre në Shqipëri.
“Personat nën hetim, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, kanë deklaruar para meje, mbrojtësit të tyre ligjor avokatit Tonin Prendi, se, që të dy kundërshtojnë me forcë të gjitha veprat penale për të cilat ata janë marrë nën hetim.
Ata deklarojnë me përgjegjësi të plotë se persona të ndryshëm që aktualisht janë nën hetim, pa dijeni të Hekuranit dhe Agustinit, kanë përdorur emrat e tyre, në funksion të realizimit të planit të tyre kriminal, kur mes dy ish-truprojave dhe personave që kanë përdorur emrat e tyre, kishte thjeshtë njihje si pasojë e fushatës elektorale të zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Hekuran Marku dhe Agustin Deda, kundërshtojnë me forcë akuzat e ngritura kundër tyre. Ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë është thënë apo paraqitur kundër tyre.
E vërteta është se, persona të ndryshëm kanë abuzuar me emrat e tyre, duke lënë të mendohej se pas tyre në krye të veprimtarisë kriminale, qëndronin Hekurani dhe Agustini, edhe pse këta të fundit, nuk kishin asnjë dijeni për kryerjen e ndonjë aktiviteti kriminal.
Në vijim të hetimeve, do të sqarohet se Herkuran Marku dhe Agustin Deda, gjatë gjithë punës së tyre, asnjëherë nuk kanë kryer asnjë shkelje për të cilën të jetë marrë ndonjë masë disiplinore dhe akoma më pak, të kenë kryer shkelje që i ngarkon ata me përgjegjësi penale”, është shprehur avokati Tonin Prendi.