zoom

Kinema & Netflix

Miliona klikime në pak kohë/ Çfarë është “Adolescence”, filmi që po shohin të gjithë

“Adolescence” është seriali britanik që ka po “bën namin” në javën e fundit duke grumbulluar miliona klikime.

Shikuesit dhe kritikët kanë dhënë vetëm lavdërime për dramën e Netflix-it ndërsa shumë e quajnë atë si një shfaqje televizive historike.

Seriali me katër pjesë u publikua javën e kaluar dhe është bërë shfaqja më e ndjekur në platformë në mbarë botën kohët e fundit. “Adolescence” tregon ngjarjen e goditjes me thikë të një adoleshenteje, me një djalë 13-vjeçar të arrestuar për vrasjen e saj.

Jamie, i dyshuari, luhet nga Oëen Cooper, ndërsa Stephen Graham luan rolin e babait të tij.
Historia hedh dritë mbi ndikimin gërryes të mediave sociale dhe influencuesve mizogjenistë te disa djem adoleshentë.

Seriali i limituar nuk tregon në ngjarje të vërtetë por është i frymëzuar nga disa raste të ngjashme të ndodhura mes adoleshentësh.

Postime të lidhura